Cilësia

Cilësia  është gurre themeli  e kompanisë  sonë për prodhim, qarkullim dhe shërbime të dizajnuar për të ruajtur dhe forcuar pamjen estetike të makinës. Është detyrë e jona të monitorojmë dhe përmirësojmë   cilësinë e produkteve dhe shërbimeve tona për tu siguruar që ato plotësojnë te gjitha standardet e sigurisë , cilësisë si dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Furnizuesit përzgjidhen   me kujdes për shkak të cilësisë së tyre të pa krahasueshme  të produktit dhe reputacionit midis klientëve të rreptë .

Termi cilësi e produktit  paraqet një koncept kompleks dhe është një shoqërues i vazhdueshëm në jetën e përditshme por edhe gjatë punës, si prodhues por edhe si shfrytëzues. Cilësia arrihet me kusht që të gjitha masat dhe procedurat për të arritur cilësinë e kërkuar janë në përputhje me planin e paraqitur të cilësisë  i cili përfshinë: planifikimin e cilësisë, menaxhimin e cilësisë dhe testimin e saj. Ne punojmë çdo ditë për të  përmirësuar  cilësinë  dhe për ti avancuar produktet tona   që klientit ti mundësojmë përdorim sa më të gjatë dhe më efikase në përdorimin e produkteve tona. Për produktet themi që janë me cilësi të lartë dhe se janë provuar që janë të qëndrueshme ose ekonomike në përdorim.


Çka është cilësi ?

Cilësia kuptohet dhe interpretohet ndryshe n varësisht nga kush e shikon cilësinë . Konsumatorët, shfrytëzuesit dhe tregu kanë kuptime të ndryshme të cilësisë .Cilësia nga këndvështrimi i blerësit është shkalla e vlerës së një produkti ose shërbimi që plotëson një nevojë t veçantë. Mallrat me vlerë të përdorshme që plotësojnë nevojat e përdoruesit. Cilësia nga këndvështrimi i një prodhuesi është një masë se sa mirë ka arritur një produkt ose shërbim i destinuar për në treg, ose sa është shitur një produkt ose shërbim i tillë. Cilësia nga  këndvështrimi i tregut është shkalla në të cilën një e mirë ose shërbim i veçantë kënaq një klient  në lidhje në të mirën ose shërbimin e një konkurrenti. Cilësia është shkallë deri tek e cila produkti dhe shërbimet kanë kaluar nga shitja dhe kanë vërtetuar  cilësinë e produktit dhe gjithashtu kanë bërë një fitim të madh.