Support

Një auto larëse më e bukur teknikisht s’do të thotë asgjë nëse nuk ka një mbështetje teknike adekuate. Mbështetja është po aq me rëndësi sa kualiteti dhe teknologjia-shkëputja është e pa pranueshme. Andaj ne kemi vendosur rregulla dhe mekanizma që të jemi të sigurt se asnjëherë nuk do t’ju mungojnë pjesë apo mbështetje.

InoWash:

  • Të gjitha pjesët rezervë i kemi në depon tonë.
  • Ju garantojmë dërgesë të porosisë në afat prej 48 orë (standard) ose 24 ( ekspres) pas konfirmimit të porosisë
  • Çdo herë mundë të drejtoheni te ne dhe ne personalisht do të kujdesemi për kërkesën tuaj.
  • Kemi teknikët tanë kujdestar të shpërndarë në gjithë botën dhe në terren ti zgjedhën problemet tuaja.

Përfaqësimi:

  • Përfaqësuesit e çdo shteti patjetër duhet të kenë minimum pjesë rezervë në depo. Andaj ne Ju sigurojmë se nuk duhet të prisni për pjesë rezervë.
  • Përfaqësuesit e vendit duhet të kenë teknikët e vetë. Andaj ne kujdesemi që t’ju ndihmojnë në një afat të shkurtër kohor.
  • Përfaqësuesit kombëtarë i kemi trajnuar dhe duhet  të jenë në mundësi për të rregulluar sipas standardeve tona.
  • Ne rregullisht i kontrollojmë përfaqësuesit e çdo vendi që të sigurohemi se respektohen standardet tona të rrepta.

Garancinë

Ne jemi të bindur në kualitetin tonë dhe Ju ofrojmë garancion dy vjeçarë për të gjitha produktet tona. Pra një vit më shumë se sa është me Ligj. Kjo nuk është rastësisht por nga ajo se ne e dimë sa mundë të qëndrojnë komponentat të instaluara. Të gjitha produktet tona kanë kaluar testime të rrepta të cilat i tejkalojnë ato standarde që janë gjatë larjes së veturës.